Bibl.: «Sporti», Tirana, LVII (1992), N. 43 (31 luglio), in prima pagina
 
Versione originale in lingua italiana
 
Publicisti italian Giovanni Armillotta i shkruan zëvendëspresidentit të UEFA-s,
Antonio Matarrese

NJË THIRRJE PËR UEFA-n

I ndëruar doktor Matarrese,

 
Më 15 korrik UEFA ka bërë për të kushedisatën herë padrejtësinë ndaj Shqipërisë, duke i përjashtuar skuadrat e saj nga tre kupat.
Në mënyrën më absurde ky vendim e ka vënë vendin ballkanik në të njëjtin plan me realitetin e trishtuar bosnjak, moldav, armen, gjeorgjian, e bile dhe kroat, ku qindra të vdekur në ditë fiksojnë një shkatërrim të dhimbshëm dhe një shpërbërje të jashtëzakonshme.

Rendi publik në Shqipëri brenda katër muajve është përmirësuar më së miri me kthjelltësi dhe me besim edhe në raport me Italinë, në të cilen përkundrazi (në këto ditët e fundit) shumë dëshirojnë të ikin prej mërzisë e jo prej urisë: që është edhe më keq! (Zemërimi me të drejtë kombëtar për vrasjën e giyqtarit Borsellino, n.d.G.A.)

Ekzekutivi shqiptar i ka mbajtur premtimet dhe impenjimet dhënë Komunitetit Ndërkombëtar, si në planin e reformave institucionale ashtu dhe në ato ekonomike e sociale, gjë që janë njohur edhe prej Komunitetit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Komitetit të 24-ve, ku përveç të tjerave dje ka përfunduar me qetësi dhe pjekuri fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme administrative.

Vitin e kaluar, në tetor, kur unë isha në Shqipëri i ftuar prej qeverisë dhe organeve sportive, në të vërtetë kishte disa probleme e megjithatë, tre klubet morën pjesë në kupa. Kujtoj me shumë kënaqësi si puljez dhe sportiv me rastin e darkës së shtruar për nderin tim në hotel Dajti nga Ministria e Kulturës, si dhe në takimin e gëzueshëm organizuar nga «Sporti» me rastin e vizitës sime në gazetë dhe në gjitha mjediset sportive, që emri juaj shqiptohej me një entuziazëm e simpati të madhe, falë cilësive tuaja dhe qëndrimet aq të drejta si drejtues sportiv, si njeri politik, si italian i shquar, përveçse si njeri i Puljas.

I Nderuari Matarrese, ju bëj thirrje para së gjithash ndjeshmërisë suaj si njeri i Barit, që UEFA (në kundërshtim nga FIFA e cila gjithmonë ha qënë korrekte ndaj Tiranës; mjafton të kujtosh zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Lituani 1-0 të 3 qershorit) për të hequr dorë nga persekutimi i Shqipërisë, qoftë dhe për të kompesuar masat shumë drejta radikale ndaj "Jugosllavisë". Ky është vetëm mendimi im shumë modest ndonëse faktet janë fakte.
 
Me konsideratë dhe respekt
GIOVANNI ARMILLOTTA
 
Pisa (Italia), 25 korrik 1992

 

 Versione originale in lingua italiana
 
Index 
© Giovanni Armillotta, 1998