GIOVANNI ARMILLOTTA ON LINE PËR SHQIPTARËT
HIMNI KOMBËTAR
Rreth flamurit të përbashkuar
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir dhe një qëllim,
Të gjith atij duk ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Por vdes, por vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do ti mbajmë
të mprojmë atdhenë në çdo kënt,
Të drejtat tona ne si ndajmë,
Këtu armiqtë skanë vent.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!
O flamur, flamur,shenj e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin atdhen e shtrenjtė,
Pėr nder edhe lavdimn e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush ju bė theror;
Pėr jet ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shėnjtor!
Fialat: Aleksandër
Stavre Drenova
Muzikë: Ciprian
Porumbescu
(1912)
© Giovanni Armillotta, 1999